Aksidenti tragjik në rrugën Kabash–Poroçan,mësuesja Albana Boja del nga spitali i Traumës , familja e saj dhe qyteti i Gramshit në festë

 

Pas dhjetëra orësh ankthi dhe lutjesh, Albana Boja, mësuesja e plagosur rëndë në aksidentin tragjik të tri ditëve më parë në aksin Kabash–Poroçan, ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka lënë Spitalin e Traumës në Tiranë .Ajo është rikthyer pranë familjes në qytetin e Gramshit dhe në familjen Boja ka festë, ndërsa në qytet janë ndezur fishekzjarre si shenjë gëzimi dhe falënderimi .Ata ju kanë shprehur mirënjohje të pakufijshme zjarrfikësve që me heroizmin e treguar në vëndngjarjen minimizuan përmasat e tragjedisë.Falenderimet dhe mirënjohja e familjes Boja shkon edhe për policinë   ,personelin mjekësor të spitalit të Traumës dhe të gjithë për të atyre që ju gjendën pranë në këto memente të vështira që përjetuan.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Bardhaj të bashkisë Gramsh , kur një kamionçinë me në bord infermieren Dëshira Hoxha, mësuesen Albana Boja dhe drejtuesin Shaban Kotorri humbi kontrollin dhe ra në një humnerë rreth 70 metra të thellë. Infermierja humbi jetën në vend, ndërsa mësuesja Albana Boja dhe drejtuesi i mjetit mbetën të plagosur rëndë.

Ajo që pasoi ishte një përpjekje e jashtëzakonshme e shërbimit zjarrfikës të Gramshit. Për më shumë se dy orë, zjarrfikësit u përballën me terrenin e thyer malor dhe rrezikun e vazhdueshëm, duke luftuar minutë pas minute për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti i përmbysur. Në këtë aksident një nga të plagosurat ndodhej e bllokuar nën kamionçinë, çka e bëri operacionin edhe më të vështirë dhe të rrezikshëm edhe për vetë efektivët. Megjithatë, me guxim dhe këmbëngulje, ata arritën të shpëtojnë dy jetë, duke shmangur një tragjedi edhe më të madhe.

Sonte përtej dhimbjes për jetën e humbur, heroizmi i zjarrfikësve të Gramshit mbetet imazhi më i fortë i kësaj ngjarjeje. Ata njerëz rrezikuan veten për të shpëtuar të tjerët. Ndërsa rikthimi i Albanës në shtëpi e ka kthyer trishtimin në shpresë. Siç thonë familjarët: “Jetë e gjatë nuk bëhet jetë e shkurtër.” Gramshi sonte feston për kthimin në shtëpi shëndoshë e mirë të mësuese Albanës dhe uron që ngjarje të tilla të mos përjetojë më kurrë kjo trevë dhe askush tjetër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...