Aksident tragjik në aksin aksin Peqin–Elbasan, humb jetën një këmbësor

PEQIN ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake nga burime jozyrtare, një person, i identifikuar si Agim Hoxha 73 vjeç, është përplasur nga një furgon gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

Për shkak të përplasjes së fortë, viktima ka pësuar dëmtime të rënda dhe, pavarësisht rrethanave, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, po punohet për sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

OST: Ndërprerje e energjisë elektrike në Pogradec, Përrenjas dhe disa zona të Librazhdit

POGRADEC/LIBRAZHD, 23 shtator 2026 /Albania Express News/ – Operatori...

“Foltorja e Ripërtëritjes” në Elbasan, më 25 shtator, me pjesëmarrjen e Sali Berishës

ELBASAN, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Partia...

Java Evropiane e Sportit, festivali i futbollit bashkon fëmijët në ‘Shtëpinë e Futbollit’

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Futbolli dhe energjia...