Aksident me vdekje në aksin Shkozet-Shijak, 32-vjeçari me biçikletë përplaset nga automjeti. Humb jetën në vendngjarje

TIRANË , 21 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ku 32-vjeçari Vasil Hasani që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, shkruan Policia e Durrësit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...

A është lëvizja “Bashkë” një parti marksiste ?

Nga Thoma Gëllçi TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Për...