Aksi Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap pas bllokimit 11 ditor do jetë i aksesueshëm për të gjitha mjetet dhe do asfaltohet pas dhjetë ditësh

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, sqaroi se segmenti provizor u ndërtua për të garantuar rikthimin e plotë të lëvizjes në këtë arterie të rëndësishme kombëtare.

Sipas ARRSH, aksi i përkohshëm në fazën fillestare do të jetë i shtruar me çakëll të ngjeshur, për të mundësuar kalimin normal të mjeteve, përfshirë automjetet e tonazhit të rëndë. ARRSH thekson se për një periudhë rreth 10-ditore, rruga do të konsolidohet përmes ngjeshjes natyrale dhe nga qarkullimi i automjeteve që do të kalojnë mbi të.

Pas kësaj faze stabilizimi ky segment rrugor do t’i nënshtrohet procesit të asfaltimit, duke u kthyer në një aks plotësisht funksional dhe të standardizuar. ARRSH garanton se puna do të vijojë me ritme të shpejta, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria dhe siguria afatgjatë e këtij segmenti, i cili lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe përbën një korridor të rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave.

Rihapja e këtij aksi do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rikthejë normalitetin për banorët dhe bizneset e zonës, pas ditëve të vështira të ndërprerjes së lëvizjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike,...

Mbijetoi 32 orë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, 12-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Mendova se do të vdisja

VENEZUELË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Një vajzë 12-vjeçare në...

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 6 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

Anglia mbijeton në “ferrin” e Aztekës, mposht mes spektaklit Meksikën dhe siguron çerekfinalen ndaj Norvegjisë

BOTËRORI 2026, 6 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia është kualifikuar...