AF Elbasani, krenaria qytetit / Nga themelimi në vitin 2021 te suksesi historik , pjesmarrja në Kupat e Europës

NGA FATMIR POPJA

ELBASAN,7 maj 2026/Albania Express News/Në futboll ka histori që ndërtohen me dekada, por ka edhe histori që lindin shpejt, rriten me guxim dhe arrijnë të shkruajnë faqe të jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër. Një histori e tillë është ajo e AF Elbasanit, klubit verdheblu që sot ka bërë krenar një qytet të tërë, duke siguruar rikthimin në Kupat e Europës pas plot 20 vitesh mungesë të futbollit elbasanas në arenën ndërkombëtare.

Për qytetin e Elbasanit, për tifozërinë e zjarrtë verdheblu dhe për gjithë sportdashësit, kjo është shumë më tepër sesa një arritje sportive. Është rikthimi i identitetit, i krenarisë dhe i emrit të një qyteti me traditë të madhe futbolli në hartën europiane.

Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme këtë sukses është fakti se AF Elbasani është një klub i krijuar vetëm në vitin 2021. Pas shkrirjes së klubit historik KF Elbasani, shumëkush mendonte se futbolli elbasanas do ta kishte të vështirë të ringrihej. Por lindi Akademia e Futbollit Elbasani, një projekt i ri, ambicioz dhe i ndërtuar për të rikthyer ngjyrat verdheblu aty ku i takojnë.

Vetëm pak vite më vonë, ky klub jo vetëm që është bërë protagonist absolut në futbollin shqiptar, por ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, duke realizuar një objektiv që dukej i largët për një skuadër kaq të re në strukturë dhe histori.

Ky sukses merr edhe më shumë peshë po të shihet në kontekstin e sezonit që po kalon skuadra. Edhe pse javët e fundit kanë qenë të vështira dhe rezultatet në transfertat ndaj Vorës dhe Bylisit nuk kanë qenë ato që priteshin, AF Elbasani vazhdon të kryesojë i vetëm  Abissnet Superiore, duke treguar forcë karakteri dhe vazhdimësi gjatë gjithë kampionatit.

Skuadra e drejtuar me ambicie të mëdha nuk është ndalur vetëm te sigurimi i pjesmmarrjes në Kupat e Europës. Verdheblutë synojnë tashmë trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar, titullin kampion i Superligës shqiptare , ndërsa Final Four shihet si mundësia ideale për të kurorëzuar me sukses një sezon historik.

Pikërisht në këtë moment delikat të kampionatit, pas humbjes së pësuar në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, klubi reagoi publikisht me një mesazh që preku jo pak tifozë dhe opinionin sportiv.

Në reagimin zyrtar, AF Elbasani pranoi me sinqeritet zhgënjimin për rezultatet e fundit, por njëkohësisht kujtoi diçka shumë të rëndësishme: ky ekip ka arritur një sukses historik që nuk duhet zbehur nga disa rezultate negative.

“AF Elbasani është më shumë se një rezultat javor. Është histori, identitet, krenari dhe përgjegjësi”, ishte mesazhi që përmbledh më së miri frymën e këtij projekti.

Klubi verdheblu bëri thirrje publike për unitet dhe mbështetje në fazën më të rëndësishme të sezonit, duke kërkuar që kritika sportive të mbetet në kufijtë e etikës dhe të mos shndërrohet në gjuhë urrejtjeje apo sulme ndaj futbollistëve dhe stafit teknik.

Dhe në fakt, kjo skuadër meriton sot më shumë se kurrë mbështetjen e qytetit të saj. Sepse AF Elbasani ka arritur të rikthejë entuziazmin në tribunat verdheblu, ka rikthyer ëndrrën europiane dhe ka bërë që emri i Elbasanit të dëgjohet sërish me respekt në futbollin shqiptar.

Për një klub të lindur vetëm pesë vite më parë, ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Një dëshmi se me projekt serioz, me vizion dhe me besim, mund të ndërtohen histori të mëdha edhe në një kohë të shkurtër.

Sot, Elbasani nuk feston thjesht sigurimin e pjesmarrjes  në Kupat e Europës. Sot feston rikthimin e krenarisë së tij sportive.

Dhe ndoshta kjo është vetëm fillimi i një epoke të re të artë për verdheblutë . Kështu që AF Elbasani meriton respekt maksimal për gjithçka ka arritur deri tani dhe mbështetje të fuqishme nga të gjithë që përmasat e këtij suksesi të jenë sa më historike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...