Aeroporti i Tiranës forcon rolin rajonal, 57 destinacione drejt 17 shteteve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e operimeve të reja të kompanisë Wizz Air drejt Stokholm Arlanda, Këln, Billund dhe Tenerife. Kompania do të rrisë gjithashtu frekuencat e fluturimeve drejt Milanos, Brukselit, Torinos dhe Berlinit.

Me avionin e 14-të Airbus A321neo të bazuar në Tiranë, zgjerimi ofron mbi 500,000 sedilje shtesë çdo vit, krijon mbi 35 vende pune direkte dhe mbështet mbi 350 të tjera në sektorin e aviacionit dhe shërbimeve.

Wizz Air numëron tashmë 57 destinacione në 17 shtete, duke e forcuar TIA-n si një qendër kryesore rajonale. Vetëm në korrik 2025, Shqipëria shënoi rritje rekord prej 152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke kryesuar në Europë dhe në Ballkan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...