Rama: Zjarrvënësit të ndëshkohen si vrasës, dëmet në pyje kërkojnë vite rigjenerim

Kryeministri Edi Rama kërkon që zjarrvënësit të ndëshkohen si vrasës.Gjatë diskutimit për Kodin e ri Penal, në një takim së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kreu i qeverisë tha se dënimet për zjarr duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje.

“S’mund të jetë 5-10 vite dënimi për zjarrin në një zonë pylli të mbrojtur. Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Kjo është vrasje me paramendim, se së bashku me pyllin, të ikën edhe shtëpia”.

Rama foli edhe për lirimin e hapësirave publike, teksa tha se nuk është thjesht një ‘aksion vere’. “Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor për çlirimin e hapësirave publike, nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë, jo thjesht ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që thonë kjo do të jete si makthi i një nate vere, por jo. Kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje. Nuk ka ‘Shqipëria 2030 në BE’ me ndërtime pa leje që bllokojnë komunitete banorësh pa hyrë dhe pa dalë”, u shpreh kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...