Tirana pret Forumin e Investimeve EU–WB6 më 13–14 tetor

Tirana do të jetë qendra e një prej ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike të rajonit, teksa më 13 dhe 14 tetor do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor).

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjete sociale e cilësoi këtë forum si një “ngjarje historike” që do të bashkojë në kryeqytetin shqiptar vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

“Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. Një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon”, – shkroi Rama.

Ky forum pritet të shërbejë si një platformë strategjike për tërheqjen e investimeve dhe për thellimin e integrimit ekonomik midis Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Banesa private përfshihet nga flakët në “Aqif Pasha”, angazhohen 3 mjete dhe 12 zjarrfikës

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një banesë...

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Në takimin e...