Banesa private përfshihet nga flakët në “Aqif Pasha”, angazhohen 3 mjete dhe 12 zjarrfikës

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Aqif Pasha”, ku flakët janë konstatuar nga fqinjët, të cilët kanë sinjalizuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe Policinë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë operacionin për shuarjen e flakëve. Në ndërhyrje janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, duke bërë të mundur izolimin e shpejtë të vatrës së zjarrit.

Falë reagimit në kohë, flakët janë vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në pjesë të tjera të banesës, si dhe në objektet pranë saj.

Nga zjarri është dëmtuar kryesisht çatia e banesës, e cila është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupet përkatëse pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Zjarrfikësit: Gatishmëri e vazhdueshme për çdo situatë

Rasti në lagjen “Aqif Pasha” është një tjetër dëshmi se rreziku nga zjarret nuk lidhet vetëm me zjarret në pyje dhe në zonat natyrore. Shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri të vazhdueshme për ndërhyrje në banesa, ambiente industriale, biznese, si dhe për raste aksidentesh rrugore dhe operacione të ndryshme shpëtimi.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për përhapjen e zjarreve, apeli drejtuar qytetarëve është për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri.

Një pakujdesi e vogël mund të shndërrohet në një rrezik serioz për jetën e njerëzve, pronën dhe sigurinë e komunitetit.

Shërbimi zjarrfikës apelon që qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës sapo konstatojnë një situatë të rrezikshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Në takimin e...

Spitalit Rajonal të Elbasanit i bashkohen katër specialistë të rinj , forcohen shërbimet mjekësore për pacientët

ELBASAN, 25 gusht 2026/Albania Express News/ – Spitali Rajonal...