Teatri europian në skenën shqiptare: “Petrikora” dhe “Për një botë më të mirë” në Festivalin “Skampa 2025”

Nga Fatmir Popja

Edicioni i radhës i Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skampa 2025” vijon të sjellë në skenën shqiptare shfaqje nga teatri bashkëkohor europian, me prurje që trajtojnë tema aktuale dhe universale përmes gjuhës së artit skenik.

Në mbrëmjen e djeshme, teatri “Skampa” mirëpriti dy shfaqje të rëndësishme, që u pritën me interes nga artdashësit dhe publiku elbasanas. Në orën 19:00, “Petrikora” nga Dot Ensemble Theatre i Selanikut (Greqi) solli në skenë një performancë bashkëkohore të frymëzuar nga balada e njohur ballkanike “Ura e Artës”. Shfaqja ftonte publikun në një udhëtim poetik, ku mitet përplaseshin me dilemat moderne, duke përdorur një gjuhë skenike vizualisht të rafinuar dhe thellësisht emocionale.

Menjëherë pas saj, në orën 20:30, trupa AAT – Artūras Areima Theater nga Lituania solli shfaqjen “Për një botë më të mirë”. Drama zhvillohej në një realitet distopik, ku lufta ishte kthyer në një formë mbijetese, ndërsa publiku përballej me pyetje të thella mbi drejtësinë, natyrën dhe rolin e individit në një botë të thyer. Përmes një regjie që alternonte skena ëndërrimtare me momente tensioni të lartë, shfaqja reflektonte mbi mënyrën se si e shohim botën sot dhe se si mund të imagjinojmë një tjetër më të mirë.

Festivali “Skampa 2025” vijon me një kalendar të pasur shfaqjesh dhe aktivitetesh deri në fundjavë, duke e kthyer Elbasanin në një qendër të dialogut kulturor dhe teatror në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...