Sekuestrohet “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, dyshohet i përfituar nga trafikimi i drogës

Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.
Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.
Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare ka...

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...

Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/ Qytetarët kanë përfunduar pas...