“Flej pa dert zemër, gjithë radarët i fik për ty!” Vlora Hyseni mesazhe dashurie ndërsa jep informacion për Ergys Agasin …

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!” i shkruan Vlora Hyseni Ergys Agasit. Ergysi i përgjigjet: Shpirt a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!” I kthen përgjigje Vlora Hyseni mesazhit që Ergys Agasi i kërkon informacion nëse ka ndonjë operacion policie për të kapur çunat e tij.

Por nga ana tjetër i sugjeron të mos e përdorë numrin tjetër se ai është në përgjim. Që është një romancë dashurie kjo është shumë e qartë, por të gjithë janë shokuar nga qëndrimet e shefes se SHISH.

Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokuroret e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor.

Në dosjen AKSHI deri tani kjo është historia më e fortë ku pasioni, pushteti, korrupsioni e krimi bëhen bashkë!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kuvendi sot në seancë plenare/ Dy interpelanca urgjente dhe votimi për misionin në Gaza ! Rendi i ditës…

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Kuvendi i Shqipërisë...

Protesta ka fytyrën e Shqipërisë së nesër

Nga Thoma Gëllçi TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Në...

Elbasani shpallet “European City of Sport 2027”, një vlerësim prestigjioz nga ACES Europe

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasani ka...

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave u rritën 10%, shtohen blerësit jorezidentë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Tregu i pasurive...