Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave u rritën 10%, shtohen blerësit jorezidentë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka shfaqur shenja stabilizimi gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rënie të numrit të pronave të pashitura dhe rritje të rolit të blerësve jorezidentë, ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve të banesave është ngadalësuar ndjeshëm.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fisher i çmimeve të banesave nuk ndryshoi krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa në terma vjetorë u rrit me 10%.

Ngadalësimi është i dukshëm në krahasim me periudhat e mëparshme. Rritja vjetore e çmimeve ishte 28% në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 dhe 41,7% në gjashtëmujorin e parë të atij viti.

Në Tiranë, megjithëse çmimet u rritën me 10% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, në raport me një vit më parë rritja ishte 9%.

Të dhënat e vrojtimit tregojnë gjithashtu se kërkesa në treg mbetet aktive. Numri i pronave të pashitura, si banesat ashtu edhe godinat tregtare, ka vijuar të ulet për disa gjashtëmujorë radhazi.

Megjithatë, koha e nevojshme për realizimin e shitjeve është rritur në rang vendi. Banesat u shitën mesatarisht brenda 9,9 muajve, nga 9,1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në Tiranë, koha mesatare e shitjes u rrit nga 8,1 në 9,7 muaj.

Ndryshe paraqitet situata në zonat bregdetare, ku koha mesatare e shitjes u shkurtua nga 9,9 në 8,2 muaj. Në zonat e tjera, ajo u rrit lehtë, në 10,6 muaj nga 10,1 muaj.

Kredia bankare vijon të jetë një burim i rëndësishëm financimi për blerjen e pronave. Agjentët raportojnë se rreth 58% e pronave të banimit dhe atyre tregtare të shitura prej tyre janë blerë përmes huas bankare. Në 34% të rasteve, kredia ka financuar deri në 60% të vlerës së pronës.

Një tregues tjetër i rëndësishëm është prania e blerësve të huaj. Rreth 20% e banesave të shitura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë blerë nga shtetas jorezidentë, ku rreth 85% e tyre janë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Bankës së Shqipërisë, pesha e transaksioneve me blerës jorezidentë ka shfaqur tendencë rritëse gjatë pesë viteve të fundit.

Për sa u përket çmimeve të negociuara, pjesa më e madhe e transaksioneve vijon të kryhet me çmimin fillestar të kërkuar ose me një ulje deri në 5%. Zbritjet më të mëdha mbeten të rralla.

Agjentët e tregut kanë dhënë një vlerësim pozitiv edhe për ecurinë e ardhshme të tregut, si në periudhën afatshkurtër, ashtu edhe për horizontin deri në dy vjet.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbështetet në të dhënat e 230 subjekteve të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqërive të ndërtimit, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75-80% të xhiros së të gjithë popullatës së subjekteve të këtij aktiviteti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani shpallet “European City of Sport 2027”, një vlerësim prestigjioz nga ACES Europe

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasani ka...

“Ka nga ata që duan të më vrasin”/ Ronaldo nuk kursehet ndaj kritikave: As me pushkë nuk ia dalin dot, unë i shmangem çdo...

PORTUGALI ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...

“Gjurmë kohe”, një udhëtim në kujtesën dhe trashëgiminë elbasanase , promovohet libri i tetë i Ingrid Zaimit

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Në mjediset...

Finalizohen dy faza të operacionit “The Wanted”, arrestohen në Rusi dhe Itali dy persona të kërkuar nga Shqi

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Policia e...