TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Protesta e 28 Nëntorit shoqërohet me përplasje dhe akte dhune në kryeqytet. Ndezen flakadanë, ndërsa godinat e institucioneve bëhen objekt i hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta.
Situata gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me tensione dhe incidente pranë godinave të institucioneve shtetërore.
Gjatë tubimit është hedhur molotovi i parë në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe kanë intensifikuar thirrjet dhe brohoritjet kundër qeverisë.
Situata është tensionuar më tej, pasi disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe kanë përdorur shkopinj drejt godinave të ministrive, duke krijuar momente të vështira në zonën ku po zhvillohet protesta.
Në këtë tubim janë bashkuar qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe pjesëtarë të diasporës, të cilët kanë mbërritur në kryeqytet për t’iu përgjigjur thirrjes për protestë në Ditën e Flamurit.
Përmes këtij tubimi, protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e qeverisë.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa zhvillimet në terren mbeten dinamike.

