Mbahen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në Prekaz, në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

KOSOVA ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kosova shënon sot 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe ceremonish zyrtare në disa qytete të vendit. Programi nis në Prekaz me homazhet e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe vijon me homazhet e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Gjatë ditës do të zhvillohen gjithashtu konferenca për media, seanca solemne, ceremoni përkujtimore dhe aktivitete në nderim të figurave të historisë dhe kulturës shqiptare.
Në Mitrovicë do të mbahen homazhe dhe ceremonia e rivarrimit të intelektualit Adem Ademi, ndërsa në Prizren do të përurohen shtatorja dhe sheshi që do të mbajë emrin e Shën Nënë Terezës.Aktivitetet do të përmbyllen në mbrëmje me pjesëmarrjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në pritjen shtetërore në Tiranë, organizuar me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Flamurit të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Duhet bashkimi më i gjerë i mundshëm i opozitës shqiptare

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru, 8 të vdekur, mbijeton vetëm piloti

PERU ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Tetë persona kanë humbur...

Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

28 Nëntori, 114 vite Pavarësi! Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë kudo që ndodheni!

28 Nëntori i vitit 1912 mbetet një nga datat...