Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet shqiptare, në kuadër të bonusit të bebeve.

Sipas njoftimit, duke filluar nga 1 korriku 2027, familjet do të përfitojnë një pagesë mujore për fëmijët e porsalindur, për një periudhë 5-vjeçare. Masa e mbështetjes do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
“👶❤️ Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare 🇦🇱

Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:
❤️ 5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite
❤️❤️ 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite
❤️❤️❤️ 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, shkruan kreu qeverisë në “Facebook”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mos u plak duke pritur fundin, por duke jetuar! 21 këshilla për një pleqëri me dinjitet dhe lumturi

RUBRIKA : "Jeta dhe mirëqenia" ! TIRANË , 9 nëntor...

Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje (historia)

Nga Endi Tufa TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas...

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...