Historike në PD-në e Fierit! Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës, fiton me vetëm 4 vota diferencë

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Për herë të parë në historinë e degës së Partisë Demokratike në Fier, drejtimin e saj e merr një grua. Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e re e PD-së në Fier, duke fituar përballë katër kandidatëve të tjerë, Ardian Ferros, Fatjon Semanjakut, Gentian Koçit dhe Festim Metës.

Gara u zhvillua e ngushtë mes Veliut dhe Ardian Ferros, me vetëm katër vota diferencë. Veliu mori 196 vota, ndërsa Ferro 192. Në procesin e votimit morën pjesë rreth 3 800 anëtarë të PD-së në Fier. Ndërkohë, pas rishikimit të listave, numri i anëtarësisë së degës është reduktuar ndjeshëm, nga rreth 8 000 anëtarë që rezultonin më parë.

Zgjedhjet për kreun e degës së PD-së në Fier nuk u zhvilluan në afatin e përcaktuar nga statuti i partisë, ndryshe nga degët e tjera në vend. Gjatë kësaj periudhe u ngrit një grup pune me 43 anëtarë, i cili kishte si objektiv riorganizimin e degës pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, që u pasua nga një sërë dorëheqjesh në strukturat drejtuese të PD-së në Fier. Gjatë kësaj periudhe, detyrën e kryetarit të komanduar e mbajti Ardian Ferro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...