PD 146 pyetje për Vlora Hysenin, Partia Demokratike i dërgon kërkesë zyrtare kryeministrit dhe presidentit të Republikës, Noka: SHISH ka përgjuar edhe ambasadat

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Rezultatet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk i surprizuan opozitarët, pasi faji, sipas tyre, mbeti sërish jetim.

Partia Demokratike, përmes nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Klevis Balliu, i kërkoi informacion zyrtar Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj se me cilat kritere caktuan Vlora Hysenin në krye të SHISH-it.
“Ai është turpi kombëtar. Si mund të jetë konkluzioni i Këshillit: janë përgjegjësi individuale?”, tha Noka.
Rasti i Vlora Hysenit mblodhi një ditë më parë krerët e shtetit, bashkë me drejtuesit e SPAK-ut, ku kreu i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, siguroi se nga auditi i kryer pas masës së vendosur ndaj Vlora Hysenit rezulton se asnjë informacion që mund të cenonte sigurinë kombëtare nuk ka dalë në shesh. Por opozita është e bindur për të kundërtën.

“Zotëria Lila, Elvis, është pjesë e grupit që ka marrë informacione dhe ia ka çuar grupeve kriminale. Lila, Vlora Hyseni dhe Jurgen Kola janë pjesë e grupit që ka përgjuar dhe monitoruar ambasadat, opozitën, rivalët e Gysit. Kush do t’ia bëjë auditin SHISH-it, ata që e kanë vendin të gjithë pas hekurave?”, tha Noka.
Një investigim i emisionit “Fiks Fare” tregoi se Belinda Balluku vazhdon të ketë pushtet në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës edhe pas largimit nga posti. Për numrin dy të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Balluku vijon të ketë të njëjtin pushtet edhe në qeveri.
“Belinda Balluku e ka kapur për fyti Edi Ramën. Dhe kur ke kapur Edi Ramën, ke kapur qeverinë”, tha Noka.
Demokratët presin nga SPAK-u që të dërgojë në Kuvend një kërkesë të dytë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga udha e hekurit e Sami Frashërit tek ëndrra e trenit europian

Nga Sejdin Cekani “Në ç’orë niset treni nga Tirana për...

Hashim Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Hashim Thaçi, Kadri...

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-“Siguria në shkolla...

Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani...