Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

KOSOVË & HAGË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përket aktakuzës së bërë për liderët e UÇK-së.

Përmes një email-i, presidentja e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve të cilët janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, shkruhet në email.

Kujtojmë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi më 16 shtator u dënuan me 81 vite burgim në total, gjykim ky që krijoi pakënaqësi në Kosovë dhe Shqipëri, duke u shoqëruar edhe me protesta të shumta në Prishtinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sopoti 0-1 AF Elbasani, verdheblutë fitojnë miqësoren dhe testojnë të gjithë kontingjentin

LIBRAZHD, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- AF Elbasani...

Shqipëria kërkon fitoren e pestë ndaj San Marinos, bilanci 13-0 në gola

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Shqipëria përballet...

San Marino–Shqipëri, Maran përcakton 23-shen

SAN MARINO, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Kombëtarja...

Protesta masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

FRANCË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Me mijëra vetë...