LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po zhvillon mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj europiane. Kampionët e Shqipërisë po përballen me Lillestrøm në sfidën e kthimit të finales së “play-off”-it, me objektivin për të siguruar një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Pas 45 minutave të para, Egnatia kryeson 0-1, falë golit të shënuar nga Sota në minutën e 33-të.

Goli erdhi pas një goditjeje nga këndi, me Fernando që dha asistin dhe Sota që e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e shqiptarëve të pranishëm në stadium.

Takimi i parë, i zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi në barazim pa gola, ndaj çdo rezultat pozitiv në Norvegji është vendimtar për skuadrën e Nevil Dedes.

REZULTATI LIVE

LILLESTRØM 0-1 EGNATIA

33’ Sota

NGJARJET KRYESORE

45’ Akordohen 1 minutë shtesë.

45’ Karton i verdhë për Gulbrandsen.

42’ Albanese fiton një top në mesfushën e Lillestrøm, por nuk arrin të godasë siç duhet në momentin e fundit.

39’ Provon edhe Gulbrandsen për vendasit, por goditja nuk gjen kuadratin.

38’ Nyheim tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë.

33’ GOOOL! LILLESTRØM 0-1 EGNATIA. Sota kalon Egnatian në avantazh pas asistit të Fernandos nga goditja e këndit.

25’ Goditje nga distanca e Albaneses, por topi shkon jashtë. Sulmuesi i Egnatias kërkon edhe goditje këndi.

25’ Nyheim ndëshkohet me karton të verdhë.

20’ Smajli harkon drejt zonës së Lillestrøm, ku shfaqet rrezikshëm Egnatia.

14’ Elker provon nga distanca, por Dajsinani kontrollon pa vështirësi.

10’ Shkëndijat e para nga Lillestrøm. Aksioni mbyllet pa një tentativë të rrezikshme drejt portës.

7’ Kapiteni Gabrielsen largohet i dëmtuar. Në vendin e tij aktivizohet Kristiansen.

1’ Nis finalja e “play-off”-it në Norvegji.

FORMACIONET ZYRTARE

Lillestrøm: Dahlberg; Ranger, Gabrielsen, Moen Fos, Elker; Nyheim, Ibrahimaj, Kitolano; Paintsil, Gulbrandsen, Va.

Trajner: Hans Erik Ødegaard.

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Sota, Bitri, Smajli; Fernando, Aleksi, Loukili; Gruda, Albanese, Adjesa.

Trajner: Nevil Dede.

Egnatia shkon në dhomat e zhveshjes me një avantazh të artë dhe tashmë është vetëm 45 minuta larg një kualifikimi historik në Europë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...