Ardit Deliu transferohet te AF Elbasani, mesfushori i bashkohet verdhebluve

ELBASAN ,14 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka zyrtarizuar një tjetër afrim në skuadër, duke bërë të ditur transferimin e mesfushorit Ardit Deliu.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi elbasanas përmes faqes zyrtare, ku njoftohet se Deliu i bashkohet ekipit pas eksperiencës së tij me Ballkanin në Superligën e Kosovës.

Mesfushori  ka një karrierë të pasur me eksperienca si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Deliu ka regjistruar minuta në elitën e futbollit letonez me skuadrën e Liepajës, ndërsa në kampionatin shqiptar ka luajtur me fanellat e Tiranës, Vllaznisë dhe Laçit.

Afrimi i tij shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës së AF Elbasanit, teksa klubi vijon punën për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ri.

Me eksperiencën e fituar në disa kampionate dhe në nivele të ndryshme të futbollit, Deliu pritet të sjellë alternativa dhe më shumë konkurrencë në mesfushën e verdhebluve.

“Mirë se erdhe Ardit Deliu! 🟡🔵”, shkruan AF Elbasani në njoftimin zyrtar, duke e shoqëruar me hashtagun #FORCAELBASAN.

Tashmë, mesfushori do të nisë aventurën e re me AF Elbasanin, me synimin për të dhënë kontributin e tij në objektivat e skuadrës elbasanase.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo

SHBA , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald...

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...