Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e Ksamilit ka plotësuar infrastrukturën urbane në funksion të banorëve por edhe për t’iu përgjigjur fluksit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shëtitorja e re, një hapësirë publike e transformuar për banorët dhe për çdo vizitor që zgjedh jugun e Shqipërisë.

Shëtitorja e Ksamilit është pjesë e projektit madhor për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe turistike në bregdetin e jugut.

Ajo lidh zonat kryesore, ofron hapësira pedonale për vizitorët dhe të riorganizon aksesin përgjatë vijës bregdetare, duke ndjekur standardet më të mira të bregdeteve mesdhetare.

Ksamili konsiderohet një nga ikonat e turizmit shqiptar dhe një nga pikat më të fotografuara të Rivierës Shqiptare.

Veçantia e tij qëndron në kombinimin e peizazhit natyror me trashëgiminë kulturore, duke ofruar një eksperiencë që shkon përtej turizmit tradicional të plazhit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani zbarkon në Greqi, zbardhet axhenda e verdhebluve , Ivan Gvozdenoviç teston të rinjtë dhe afrimet e reja

GREQI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka mbërritur...

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...