Zjarri në Krujë vihet plotësisht nën kontroll, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca u angazhuan gjatë natës

KRUJË ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Zjarri në malin e Krujës është vënë plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit, pas një operacioni të gjerë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Pjesa e mbetur e zjarrit në majë të malit po menaxhohet nga ajri, me ndihmën e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në operacion u angazhuan mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët punuan gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.

Pas përmirësimit të situatës, pjesa më e madhe e forcave është rishpërndarë.
Nga zjarri është dëmtuar një godinë, e cila shërbente si magazinë e një biznesi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...