Vijon situata alarmante e zjarreve në Mallakastër/ Flakët dalin jashtë kontrollit, përfshijnë sipërfaqe të më mëdha të pyllit

MALLAKASTËR ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Situata nga zjarri masiv në Mallakastër vijon të mbetet alarmante.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyll pishe dhe bimësi, ndërsa të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri ka kaluar edhe rrugën që lidh fshatin Riban me Panahorin dhe po avancon në drejtim të fshatit Drenije, në territorin e Bashkisë Patos. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të Emergjencave Civile dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Aktualisht nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...