Dinamo City mundet 1-0, në Irlandë por nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, vendoset gjithçka pas një jave në stadiumin Elbasan Arena

IRLANDË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo City është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj skuadrës letoneze Audas, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, duke lënë gjithsesi të hapur çështjen e kualifikimit për takimin e kthimit.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e fortë dhe e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Dinamo City arriti të mbante nën kontroll sulmet e vendasve, ndërsa rasti vendimtar i sfidës erdhi në pjesën e dytë.
Në minutën e 68-të, pas një asisti të Daskevics, Bamba Diedhiou shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë avantazhin Audas.

Situata u vështirësua edhe më shumë për ekipin shqiptar në minutën e 71-të, kur Frenk Perndreca u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Dinamo City-n me dhjetë lojtarë për më shumë se 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Megjithatë, edhe në inferioritet numerik, blutë nuk u dorëzuan. Përkundrazi, Dinamo City vazhdoi të kërkonte golin e barazimit, duke krijuar disa situata të rrezikshme në zonën e vendasve dhe duke treguar se kualifikimi mbetet plotësisht i arritshëm.
Gjithçka do të vendoset pas një jave në “Elbasan Arena”, ku Dinamo City do të kërkojë të përmbysë disavantazhin minimal prej një goli dhe të sigurojë kalimin në fazën “play-off” të Conference League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...