Ballkonet panoramike të Llangës do të pasurojnë ofertën turistike të Steblevës

LIBRAZHD ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Në Llangë të Librazhdit vijon puna për ndërtimin e dy ballkoneve panoramike, investim i bashkisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Marengeln Disha inspektoi nga afër punimt që po kryhen në fshatin Llangë në njësinë administrative Steblevë.

“Me një sipërfaqe totale prej 500 m², këto pika panoramike pasurojnë ofertën turistike të Steblevës, duke krijuar një tjetër atraksion për vizitorët dhe duke promovuar bukuritë natyrore të zonës”, tha

“Këto ballkone panoramike do t’i shërbejnë projektit të parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky park ka katër projekte, ballkonet panoramike, çezmën e Llangës, zip line dhe observatori astronomik që është tek liqeni i Fushë Studen”, tha Disha.

Aktualisht projekti ndodhet në fazën e përfundimit.

“Këto objekte do t’i shërbejnë turizmit në këtë zonë, kjo njësi është më e pasura e bashkisë Librazhd që pret vizitorë vendas e të huaj”, tha ai.

Këtë vit ka më shumë turistë të huaj të shtunë e të diel duke arritur në 2 mijë persona. Ndërsa gjatë fundjavës vijnë rreth 400-600 të huajt me kampera, motora, biçikleta etj.

Ky investim pritet të sjellë zhvillim ekonomik lokal, rritje të numrit të vizitorëve dhe promovim të qëndrueshëm të potencialeve natyrore të zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Jorida Tabaku: Shqipëria po humbet markën “Made in Albania”, industria fason drejt falimentimit

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Deputetja e Partisë Demokratike,...

I besuari i Ilir Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-efektivi i Policisë së...

“Mundësia e fundit për Iranin”/ Sërish tensione mes palëve, Trump paralajmëron Teheranin, sulm në Hormuz

SHBA ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Një ditë pasi Presidenti...