Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen 5 kandidaturat, në listë edhe një prokuror i SPAK

TIRANË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Siç thonë burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha, janë kandidatë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi më herët ka dorëzuar kandidaturën, por më pas është tërhequr.

Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...