Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia i tërheq mbështetjen Gianni Infantinos. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

BOTA ,03gusht 2026/Albania Express News/-Kriza në FIFA po thellohet. Pas Federatës Uellsiane të Futbollit, edhe Anglia pritet të ndërmarrë hapin e radhës duke tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin Gianni Infantino.

Federata Angleze (FA) është gati t’i dërgojë një letër kreut të FIFA-s, ku do të njoftojë se nuk e mbështet më kandidaturën e tij për të vazhduar në krye të organizatës, pas polemikave të mëdha që shpërthyen rreth planit për t’u shitur Botërorin investitorëve privatë.
Kjo vjen vetëm pak pasi Uellsi u bë federata e parë që publikisht i tërhoqi mbështetjen Infantinos, ndërsa presioni ndaj tij po rritet edhe nga UEFA.

Konflikti mes UEFA-s dhe FIFA-s është përshkallëzuar pasi institucioni europian ka paralajmëruar se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër planit të quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE).
Sipas propozimit të FIFA-s, një kompani e re komerciale do të menaxhonte eventet kryesore të organizatës, përfshirë Kupat e Botës, ndërsa investitorët e jashtëm do të mund të blinin pjesë të pakicës në këtë strukturë.
FIFA kishte deklaruar se do të ftonte palë të treta për “investime minoritare, pa kontroll drejtues”, por ideja shkaktoi reagime të forta nga federatat europiane.
UEFA i ka kërkuar FIFA-s të ruajë të gjitha dokumentet dhe komunikimet që lidhen me këtë plan, përfshirë email-et, mesazhet, dokumentet ligjore dhe komunikimet me federatat anëtare, sponsorët dhe institucionet financiare.
Në përpjekje për të siguruar mbështetje, Infantino u kishte shkruar 211 federatave anëtare të FIFA-s duke premtuar deri në 40 milionë dollarë për secilën, nëse do të mbështesnin projektin.
Megjithatë, plani hasi në kundërshtim të madh, veçanërisht nga Europa dhe Amerika Veriore e Qendrore, duke detyruar FIFA-n të tërhiqej nga iniciativa.
Presioni ndaj Infantinos ka bërë që të shtohen thirrjet për një rishikim të plotë të drejtimit të FIFA-s. UEFA dhe federata të tjera europiane kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe mënyrën e marrjes së vendimeve.
Pavarësisht krizës, presidenti i FIFA-s ende gëzon mbështetje nga disa konfederata dhe vende të ndryshme, përfshirë disa federata në Azi dhe rajone të tjera.
Për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme, Infantino do të kishte nevojë për 106 vota nga 211 federatat anëtare të FIFA-s.
Ndërkohë, ekziston edhe mundësia që Këshilli i FIFA-s të thërrasë një mbledhje emergjente për të diskutuar të ardhmen e tij. Për këtë nevojiten 19 nga 37 anëtarët e këshillit.
Me Anglinë dhe Uellsin tashmë kundër tij, beteja për kontrollin e futbollit botëror pritet të jetë një nga përballjet më të mëdha politike në historinë e FIFA-s.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ekipi i notit i Klubit Shumësportësh Elbasani shkëlqen në Durrës, 10 sportistët rikthehen me medalje nga “Agron Ismailati 2026”

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një paraqitje mbresëlënëse nga...

Xhamia e Muradies thesar i trashëgimisë kulturore në Vlorë do të restaurohet

VLORË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Turizmit, Kulturës dhe...

Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen 5 kandidaturat, në listë edhe një prokuror i SPAK

TIRANË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Zyrtarizohen kandidaturat për postin e...