Propozimi i socialistëve për Reformën Territoriale, banorët e Poliçanit e presin me protestë, Kryetari i PS atje jep dorëheqjen

POLIÇAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët e Poliçanit e kanë pritur me protestë propozimin e PS për Reformën Territoriale.

Me pankarta në duar, ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën” etj, banorët e Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke protestuar.
Banorët kërkuan që ky qytet të mos preket, pasi është në lojë e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre. Kryetari i Partisë Socialiste të Poliçanit, Erjon Zylyftari ka dhënë në shesh dorëheqjen nga Partia Socialiste, duke deklaruar se kjo që po bën qeveria me Poliçanin është një padrejtësi.

Në shenjë indinjate për këtë veprim, qytetarët e Poliçanit kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste. Gjatë protestës,banorët kanë firmosur të gjithë peticionin për të mos prekur bashkinë e Poliçanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo City marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë 3-0 Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

ELBASAN ARENA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka...

AF Elbasani godet në merkato, afron mbrojtësin senegalez Moussa Wagué që ka luajtur në Botërorin e 2028-s

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani vijon përforcimet...

Afro dhjetë mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjencia e Parqeve dhe...

Kuvendi i LDK-së vendos për fatin e Lumir Abdixhikut, nuk ka asnjë ndryshim, kryetar i partisë do të vijojë të mbetet ai

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i jashtëzakonshëm i...