Afro dhjetë mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit transformoi një nga rrethrrotullimet më të frekuentuara të Tiranës me mbi nëntë mijë bimë dekorative.

Pas tre javësh punë intensive, APR ka përfunduar transformimin e rrethrrotullimit pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, duke i dhënë hapësirës një pamje të re përmes gjelbërimit dhe luleve shumëngjyrëshe.

“Një hapësirë që dikur shërbente vetëm si pikë kalimi, sot është shndërruar në një element dekorativ që i shton ngjyra, jetë dhe harmoni peizazhit urban të kryeqytetit”, shkruhet në faqen online të APR.

Në këtë zonë janë mbjellë gjithsej 9552 bimë dekorative, përfshirë 2100 shkurre dekorative, 4768 lule dekorative dhe 2684 fidanë lulesh në vazo.

Sipas APR-së, investimi është pjesë e punës së përditshme për përmirësimin e hapësirave publike, me synimin për të krijuar një mjedis më të gjelbër, më të pastër dhe estetik për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana–AF Elbasani, supersfida e javës së pestë në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tirana...

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...