Kuvendi i LDK-së vendos për fatin e Lumir Abdixhikut, nuk ka asnjë ndryshim, kryetar i partisë do të vijojë të mbetet ai

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përcaktuar fatin e Lumir Abdixhikut, i cili do të vijojë të mbetet drejtues i partisë.

Pas këtij rezultati, ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjete sociale, duke e konsideruar këtë fitore frymëzim.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, shkruan ajo.

Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!

Armend Zemaj, deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nismëtar i shkarkimit të Lumir Abdixhikut pritën që nisma të kishte sukses, ashtu siç e deklaruan përpara mbledhjes.
Kryetari i degës së Lipjanit, Imri Ahmeti që ishte ndër të parët që kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 7 qershorit, mbajti qëndrimin e njëjtë, por rezultati përfundimtar i anëtarëve të partisë doli e kundërta.
Abdixhiku po ashtu ka mbajtur fjalën e tij në nisje të Kuvendit, duke theksuar se 30 korriku do të mbetet në histori.
“Sot do të ju flas hapur, jo vetëm si kryetar, por si njëri prej jush. Sot jemi mbledhur në kuvendin e jashtëzakonshëm, të dytin këtë vit e të katërtin prej marrjes së detyrës. Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, më është thirrur. Si kryetar i LDK-së e kam detyrim ta konsideroj dhe ta mbajmë pa asnjë vonesë. Në historinë tonë të madhe partiake, Kuvendet janë parë si festë. I kemi quajtur festë, i kemi trajtuar si festë të gjitha proceset. Sot më duhet të them me keqardhje që këtë Kuvend nuk e shoh si festë. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare po mblidhem jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. 30 korriku do të mbetet në histori se rrëzimi i kryetarit të partisë tentohet. Nga ky Kuvend nuk del LDK-ja më e bashkuar”, tha ai, përpara se mblidhja të vijonte me dyer të mbyllura..

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo City marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë 3-0 Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

ELBASAN ARENA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka...

AF Elbasani godet në merkato, afron mbrojtësin senegalez Moussa Wagué që ka luajtur në Botërorin e 2028-s

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani vijon përforcimet...

Afro dhjetë mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjencia e Parqeve dhe...

Propozimi i socialistëve për Reformën Territoriale, banorët e Poliçanit e presin me protestë, Kryetari i PS atje jep dorëheqjen

POLIÇAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët e Poliçanit e...