“Çështja u ngrit për eliminim politik”, Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Kontrolli në banesën e nënës sime kishte objektiv politik

TIRANË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat, ku kundërshtoi sërish provat e paraqitura nga SPAK dhe mënyrën se si, sipas saj, janë interpretuar komunikimet dhe dokumentet e administruara në dosje.

Ajo hodhi poshtë pretendimet për ndërhyrje në favor të kompanisë së fibrave optike, ndërsa e cilësoi procesin si të motivuar politikisht.
“64 mesazhe janë nxjerrë nga konteksti. Nuk ka asnjë provë që kam ndikuar për kompaninë e fibrave optike, SPAK i ka keqinterpretuar. Kontrolli në banesën e nënës sime kishte objektiv politik. Shatku prej tetë vitesh kërkonte të merrte leje për fibrat optike. Problemet e mia me Ramën shkojnë edhe te ligjet për minierat. Çështja Meta-Kryemadhi u ngrit për eliminim politik. Nëse do ta kishim bërë planin për fibrat optike, do të ishim distributorët kryesorë. Kam edhe katër seksione të tjera në seanca, sepse ka kërcitje logjike në të gjitha këto çështje,” deklaroi Kryemadhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria po tërheq...