SHKODËR ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.
Sipas njoftimin të Policisë janë gjetur tre trupa të pajetë. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se brenda banesës ndodhej nëna me dy fëmijët, përkatësisht 1 dhe 3 vjeç.

