Kërkoi tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fatime Kryemadhit, e cila u ankua për vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së, që kur u tërhoq nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, kërkesa nuk iu pranua.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë, e cila deklaroi se nuk e pranon ankimin e veçantë të të pandehurës Fatime Kryemadhi kundër vendimit të ndërmjetëm të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sakaq, gjyqi i themelit, ku Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho janë të pandehur, është shtyrë në muajin shtator për shkak të pushimeve që gjykata i merr në gusht. Në këtë proces, të veçuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, SPAK ka shpallur pretencën ndaj të treve, ndërsa është radha e të akuzuarve për t’u mbrojtur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshimet në Polici, kryepolici merr të drejtën e emërimit të drejtuesve

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i...

Tërmeti 7.1 ballë në Japoni/ Shembet një qendër tregtare, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 100 të plagosur

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një tërmet i fuqishëm...

Tabaku pas raportit të DASH: Investimet kërkojnë sundim të ligjit, jo ligje me porosi

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja e Partisë Demokratike...

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-

Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e...