Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

TIRANË, 28 korrik 2026 /Albania Express News/- Bajpasi i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, (rrugë ndërurbane kryesore).

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuan ecurinë e punimeve për këtë vepër, ku deri më tani janë realizuar mbi 30% e punimeve fizike.

Ministri Karakaçi e vlerësoi bypass-in e Tiranës si një projekt strategjik pasi bën të mundur lidhjen mes autostradës Milot – Thumanë – Kashar me vazhdimin e autostradës Kashar-Lekaj, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, si dhe lidhjen e autostradës Durrës -Tiranë me autostradës Tiranë -Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, duke e anashkaluar qytetin e Tiranës.

“Në fakt është ndër kantieret më strategjik që ne kemi, sepse bën ndërlidhjen ndërmjet korridorit Adriatiko-Jonian, Thumanë-Kashar dhe pastaj vazhdimin e Kashar-Lekaj, autostradës vijuese dhe po ashtu ndërlidhjen ndërmjet Tiranë-Durrës dhe autostradës së Elbasanit, duke bërë dhe shmangien e hyrjes në qytetin e Tiranës”, tha Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi më tej se projekti do të adresojë edhe shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit të zonës teksa janë parashikuar dhe ndërtimi i rrugëve lokale për të bërë të mundur aksesin e banorëve dhe bizneseve në të dy anët e këtij segmenti rrugor.

Nga ana e tij, drejtori ARRSH tha se deri më tani punimet kanë pasur një ecuri pozitive, duke pasur si synim përfundimin e tyre edhe para afatit të parashikuar në kontratë. “Ecuria është mjaft pozitive. Këtu në këtë kontratë janë përfshirë disa vepra të ndryshme arti, kemi tombino, kanal kulluese, mure mbajtëse, të cilat janë prej betoni, por edhe me fasadë gabioni, ndërkohë që ka dhe një urë, me gjatësi 53 metra linearë, me tre hapësira dritë”, bëri të ditur Kozeli.

Në të dyja fazat e këtij kantierit po punohet paralelisht për ndërtimin e trupit të rrugës si dhe veprat e artit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...