Veliaj drejt Strasburgut, avokatët zhvillojnë takim 5-orësh me kryebashkiakun në burgun e Durrësit: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

DURRËS ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Pesë orë ka zgjatur takimi i ekipit të avokatëve të Erion Veliajt në IEVP Durrës. Dy avokatë të një studioje ligjore britanike dhe av. Plarent Ndreca ishin sot në burgun e Durrësit në kuadër të përgatitjes së padisë që mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj synon të depozitojë në Gjykatën e Strasburgut në vjeshtë.

Dosja do të hartohet edhe në bashkëpunim me studion ligjore amerikane, të angazhuar më herët në rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, por avokatët amerikanë nuk janë lejuar ende nga SPAK të takojnë Veliajn, sipas Ndrecës.
Sipas mbrojtjes, po dokumentohen të gjitha shkeljet e pretenduara ligjore që do të paraqiten në Strasburg. Edhe nesër ekipi i avokatëve do të jetë në Durrës për të vijuar intervistimin e Veliajt. Për mediat folën avokatët Benjamin Brandon dhe Plarent Ndreca.

Av. Benjamin Brandon: “Jemi këtu për të takuar Erionin, i cili, siç e dini, ndodhet në paraburgim prej më shumë se 18 muajsh. Ne e kemi përfaqësuar Erionin gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është hera e parë që na është lejuar ta vizitojmë, pavarësisht kërkesave të përsëritura që kemi bërë. Megjithatë, jemi shumë mirënjohës ndaj autoriteteve që më në fund na lejuan të takonim klientin tonë në paraburgim dhe sot zhvilluam një takim shumë produktiv. Gjatë takimit të sotëm diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën e Strasburgut, pra në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në emër të tij, për t’u ankuar lidhur me ndalimin dhe vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat shqiptare të përshpejtohen dhe procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që ai të lirohet dhe të mund të vazhdojë jetën e tij të përditshme, jetën familjare, si edhe ushtrimin e funksionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur në mënyrë demokratike”.
Av. Plarent Ndreca: “Kolegët nga Anglia kanë ardhur për herë të parë të diskutojnë me Erionin pas tetë muajsh, pas shumë kërkesash. Ekipi amerikan ende nuk është lejuar të vijë për të vizituar Erionin. Biseda e sotme ishte më së shumti në lidhje me aplikimin që do të bëjmë për çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Strasburgut. Korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë jo të gjitha pikat janë pranuar dhe për këto ne do të shkojmë në Strasburg. Për emërimin e z.Dado ne do ta apelojmë vendimin e Shkallës së Parë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministri i financave Petrit Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, synojmë 4% në fund të vitit

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ekonomia shqiptare vijon të...

Rumania merr drejtimin e SEECP, RCC: Koha për më pak deklarata dhe më shumë rezultate në Ballkan

BUKURESHT ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Kryesia rumune e Procesit...

Direktivat e reja të UEFA-s, si do të funksionojë VAR-i pas polemikave në Kupën e Botës

BOTA ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Pas një sërë vendimesh...

SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Tiranës, BKH kryen kontrolle dhe sekuestrime

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Prokuroria e Posaçme Kundër...