FUTBOLL – Jurgen Klopp trajneri i ri i kombëtares gjermane

BERLIN, 25 korrik 2026 /Albania Express News-DPA/ – Jurgen Klopp është emëruar zyrtarisht trajner i kombëtares së Gjermanisë, duke nënshkruar një kontratë që do të lejojë të drejtojë ekipin deri në vitin 2030.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e prezantoi 59-vjeçarin në një konferencë për shtyp të premten në Berlin.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool ishte zgjedhja e parë e DFB-së për të pasuar Julian Nagelsmann, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës ndaj Paraguait në qershor.

Para këtij emërimi, Klopp mbante postin e drejtorit global të futbollit në sektorin sportiv të kompanisë ”Red Bull”.

Klopp do të drejtojë Gjermaninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, si dhe në kualifikueset për Euro 2028 dhe për Kupën e Botës 2030.

Debutimi i tij në pankinën e “Pancerave” do të jetë më 24 shtator ndaj Holandës në Amsterdam, në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...