Magjia e Lumit të Shalës, parajsa alpine që mahnit turistët vendas dhe të huaj ,pamje spektakolare nga destinacioni më i kërkuar i verës në Shqipëri

SHKODËR ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Lumi i Shalës vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, duke tërhequr çdo verë mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. I njohur për ujërat e tij kristal të kaltër, peizazhet mahnitëse dhe natyrën e paprekur, ky perlë e Alpeve Shqiptare është kthyer në një pikë referimi për turizmin e aventurës gjatë muajve qershor-gusht.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video me pamje mbresëlënëse nga Lumi i Shalës, ku turistët shihen duke shijuar lundrimin, notin dhe bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të zonës.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve Shqiptare dhe përshkon rreth 37 kilometra, nga burimi në majën e Radohinës deri në bashkimin me lumin Drin. Ujërat e tij me ngjyrë blu të thellë, të ftohta dhe tepër të pastra, janë ndër karakteristikat më të veçanta të këtij destinacioni, ndërsa shkëmbinjtë e lartë që e rrethojnë krijojnë një panoramë spektakolare.

Zona është gjithashtu e pasur me biodiversitet, ku spikat trofta e ujërave të ëmbla, ndërsa vizitorët kanë mundësi të praktikojnë sporte të aventurës, lundrim me varka, kajak dhe aktivitete të tjera në natyrë.

Me bukurinë e saj unike, Lumi i Shalës vazhdon të konsiderohet një nga “parajsat e fshehura” të Shqipërisë, duke u renditur çdo vit ndër destinacionet më të vizituara dhe më të fotografuara të sezonit veror.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Rama po vepron njëanshmërisht për reformën territoriale

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albnia Express News/-Kryetari i Partisë...

FUTBOLL – Jurgen Klopp trajneri i ri i kombëtares gjermane

BERLIN, 25 korrik 2026 /Albania Express News-DPA/ – Jurgen...

Jo vetëm Braçe, Edi Rama kritikoi ashpër edhe ministrat Andis Salla dhe Besfort Lamallari në mbledhjen e Grupit të PS-së

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Detaje të reja kanë...