Këshilltari i PS Ardit Facja thirrje për mobilizim qytetar: “Sot Prrenjasi lidh besën për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e tij”

PRRENJAS ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Një thirrje për mobilizim dhe bashkim qytetar është bërë nga anëtari i Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, Ardit Facja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar banorët e Prrenjasit të marrin pjesë në takimin e organizuar në Qendrën Kulturore të qytetit.

Facja , këshilltar i PS shprehet se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe bashkimi për komunitetin, duke lënë mënjanë ndasitë politike dhe interesat personale. Sipas tij, çështjet që lidhen me të ardhmen e Prrenjasit kërkojnë angazhim të përbashkët të qytetarëve.

“Të dashur Prrenjsakë, sot është dita ku Prrenjsakët do të lidhin besën për shpëtimin e vatanit të tyre”, shkruan Facja, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë ata që vendosin për të ardhmen e zonës së tyre.

Në mesazhin e tij, anëtari i Këshillit Bashkiak nënvizon se kjo kauzë, sipas tij, duhet të tejkalojë përkatësitë politike dhe konfliktet personale.

“Politika këtu nuk pi më ujë në këtë kauzë. Inatet apo hatërmbetjet personale lihen mënjanë”, shprehet Facja, duke bërë apel që qytetarët të bashkohen për atë që ai e cilëson si interes të përbashkët të Prrenjasit.

Ai ka bërë gjithashtu thirrje që qytetarët të marrin pjesë në takimin e orës 18:00 në ambientet e Qendrës Kulturore Prrenjas, ku pritet të diskutohet për nismën e krijimit të një aleance qytetare për mbrojtjen e interesave të zonës.

Facja e ka shoqëruar mesazhin e tij me një apel emocional për ruajtjen e identitetit dhe të ardhmes së qytetit, duke kujtuar edhe historinë e lashtë të trevës.

“Të gjithë së bashku për një qëllim, deri në fund pa kushte. Do ja dalim, sepse Prrenjsakët nuk bëjnë mbrapa”, përfundon ai mesazhin e tij.

Thirrja vjen në një kohë kur në Prrenjas është hapur një debat publik për të ardhmen administrative dhe zhvillimin e zonës, ndërsa qytetarë e përfaqësues lokalë po kërkojnë më shumë përfshirje dhe vendimmarrje nga komuniteti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...