Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Sauk te rrethrrotullimi i TEG-ut , shkon në dy numri i viktimave

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Saukut, në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua kur një betoniere u përfshi në një përplasje me një automjet, ndërsa më pas humbi kontrollin, çau barrierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në autostradë, duke rënë mbi një tjetër automjet që po qarkullonte poshtë saj.

Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa disa persona mbetën të bllokuar në automjete. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, ekipet zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat nisën ndërhyrjen për nxjerrjen e të plagosurve dhe transportimin e tyre drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, vijojnë verifikimet për identifikimin e viktimave dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit të tonazhit të rëndë ka qenë një nga faktorët që solli këtë tragjedi.

Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të qarkullimit në zonën e Saukut, duke krijuar trafik të rënduar për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë aks.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...

LAJMI I FUNDIT/ Egnatia sfidon Çeljen në Champions League, Dede surprizon me formacionin , kapiteni Aleksi e nis nga stoli

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia rikthehet sonte në...