53 ditë protesta antiqeveritare nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”- Qytetarët të vendosur, nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë gjithë këtyre ditëve protestuesit të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike në vend dhe kanë artikuluar problematikat e shumta në sektorë të ndryshëm social, politikë dhe ekonomikë.

Edhe sot protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” ku pasi të mblidhen, si çdo ditë do të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku siç është bërë tashmë traditë protestohet për orë me fjalime dhe thirrjet : Rama jepe dorëheqjen, Rama në burg Berisha në burg, Shqipëria nuk është në shitje etj.

Edhe sot si në çdo tubim tjetër të Revolucionit Flamingo pritet të kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama dhe qeverisë si dhe hetimi nga SPAK-u për të dhe ish-zv/kryeministren Belinda Balluku për aferat e ndryshme korruptive tashmë të dokumentuara edhe nga SPAK-u. /BW

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Koçiu :Kalaja e Gjirokastrës , magnet për turistët , 200 mijë vizitorë nga janari 2026

TIRANË , 06 shtator  2026/Albania Express News/-Gjirokastra vijon të...

Megaoperacion në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë

TIRANË, 6 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...

Fund dramatik në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë dhe merr tre pikët me Human

SHKODËR , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Partizani ka marrë...