Projekt restaurimi për Kishën e Shën Kollit në Krutjen e Sipërme

KRUTJE E SIPËRME , 22 korrik 2026/Albania Express News/ -Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një takim pune në bashkinë e Lushnjës, ku në fokus ishte mbrojtja dhe restaurimi i Kishës së Shën Kollit, Monument Kulture, Kategoria I, në Krutjen e Sipërme.

Gjatë takimit u prezantua projekti i restaurimit dhe ndërhyrjet e planifikuara për ruajtjen, konsolidimin dhe restaurimin e monumentit. Gjithashtu, u bë e ditur puna që po kryen IKTK për dokumentimin, studimin dhe ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e projektit.

Përfaqësuesit e institucionit theksuan rëndësinë që Kisha e Shën Kollit ka për trashëgiminë kulturore dhe identitetin historik të zonës, duke vlerësuar se procesi i restaurimit kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit vendor.

Takimi rikonfirmoi angazhimin për ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti, me synimin që kjo pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore shqiptare të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm.

Kisha e Shën Kollit në Krutje është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Myzeqesë. Ajo mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XVIII mbi themele më të hershme dhe shquhet për vlerat e saj historike, arkitekturore dhe artistike. Objekti shquhet për arkitekturën e thjeshtë dhe ruan elementë karakteristikë të arkitekturës së kultit ortodoks, ndërsa afresket dhe ikonostasi përfaqësojnë dëshmi me rëndësi për historinë e artit kishtar shqiptar.

Sot, Kisha e Shën Kollit përbën një ndalesë me interes për vizitorët e turizmit kulturor dhe fetar, duke ofruar mundësinë për të njohur më nga afër trashëgiminë shpirtërore, historinë lokale dhe identitetin kulturor të Lushnjës. Ajo plotëson ofertën turistike të qytetit si një element i rëndësishëm i historisë dhe traditës së tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...