Moti i keq mbërtheu Himarën duke e lënë pa drita! Shkoi nga Elbasani si grup mbështetës, Bashkim Boçi ,punonjësi i OSHEE-së humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit

HIMARË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku Bashkim Boçi ,punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.

Viktima është një 55-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ekipet e terrenit në riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet. Gjatë ndërhyrjes, ai ka pësuar një incident fatal. Dyshimet e para janë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi kjo ngjarje tragjike. Kujtojmë se dje Himara dhe zona bregdetare e vendit u përfshi nga stuhi të forta, duke sjellë edhe dëme materiale, si dhe defekte te linjave elektrike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis pajisja me Kartën e Parkimit për Rezidentët në Elbasan, Bashkia publikon procedurat e aplikimit

ELBASAN ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Bashkia Elbasan ka njoftuar...

Infantino jo më kreu i FIFA-s? Trump habit me kërkesën e tij: Dua të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

SHBA ,22 korrik 2026/-Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që...

Projekt restaurimi për Kishën e Shën Kollit në Krutjen e Sipërme

KRUTJE E SIPËRME , 22 korrik 2026/Albania Express News/...

Botërori me 64 skuadra, skenari i mundshëm për organizimin dhe ekipet që do të kualifikohen

BOTËRORI 2026 ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Teksa pritet që...