Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit, dëgjohen shpërthime të ngjashme me fishekë gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve

ELBASAN ,21 korrik 2026/Albania News/-Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke pranë disa banesave dhe një njësie shërbimi, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapej drejt banesave dhe ambienteve të biznesit aty pranë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, gjatë operacionit të shuarjes janë dëgjuar disa plasura të ngjashme me fishekë, duke rritur shqetësimin mes banorëve dhe efektivëve që po punonin në terren. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat pas përfundimit të ndërhyrjes.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre drejt objekteve të banuara dhe njësisë së shërbimit.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Momente tmerri në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë

SHBA ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Një incident i frikshëm...

“Quotidian Post.it”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime ekonomike në Evropë

TIRANË, 21 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga deti...

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Lartë shpall...