Identifikohet personi që u gjet i vdekur në një rrugë rurale në Dragostunjë, ishte tregtar, dyshohet infarkt

Është identifikuar personi i pajetë i cili u gjet mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të fshatit Dragostunjë të Librazhdit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat e rendit bënë identifikimin e trupit, i cili dyshohet të jetë Nazmi Cani, një tregtar i njohur i këpucëve në zonë. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt i miokardit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Policia ka rrethuar zonën ku u gjet trupi dhe ka marrë në pyetje disa banorë të zonës dhe të afërm për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet janë në fazë paraprake dhe autoritetet janë në pritje të rezultateve zyrtare nga ekspertiza. Më shumë detaje pritet të dalin në orët në vijim.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Pesë...

“Yahoo!Creators”: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Shqipëria...

Të shtëna me armë në qendër të Minneapolis, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur, mes tyre policë

SHBA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...