Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanës në Himarë/ 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën

HIMARË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...