Biznesmeni Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Biznesmeni Ergys Agasi është dërguar ditën e sotme në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Agasi u arrestua disa ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të Policisë. Bashkë me të u arrestua edhe ish-efektivi i Policisë, Uljan Shpataraku.

Agasi akuzohet nga SPAK për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka ndërhyrë në tenderët publikë të AKSHI-t, përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME