Kryeministri Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një videokartolinë nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë një ngjarje me ndikim të rëndësishëm për promovimin e vendit dhe ekonominë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Tirana përjetoi një “mbrëmje magjike”, ku, sipas tij, u bashkuan qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme.

“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama.

Sipas Ramës, organizimi i këtij eventi përbën një investim të rëndësishëm jo vetëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe për ndikimin pozitiv që ka sjellë në ekonominë e kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...