Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një drejtues mjeti

PEQIN ,12 korrik 2036/Albania Express News/-Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej autoveturave është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026 ,12 korrik 2026/Albania Express News-Argentina është gjysmëfinalistja...

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

Nga Mero Baze BIRN, një OJF e sponsorizuar për gazetari...