Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026 ,12 korrik 2026/Albania Express News-Argentina është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë në një çerekfinale dramatike të zhvilluar në Kansas City.

Kampionët në fuqi e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 10-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lionel Messi, Alexis Mac Allister u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 67-të me Dan Ndoye, i cili realizoi një gol të bukur me një goditje të harkuar nga një kënd i ngushtë, duke rikthyer emocionet në sfidë.

Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak. Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së VAR-it, që konstatoi simulim në zonë, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë futbollistë.
Edhe pse në inferioritet numerik, Zvicra rezistoi deri në fund të kohës së rregullt dhe e çoi ndeshjen në shtesë, ku dukej se gjithçka po shkonte drejt penalltive.
Por në minutën e 112-të, Julián Álvarez nxori në pah klasin e tij me një goditje spektakolare nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke rikthyer avantazhin për Argjentinën.
Në sekondat e fundit të sfidës, në minutën e 121-të, Lautaro Martínez vulosi kualifikimin me golin e tretë, duke i dhënë fund ëndrrës së Zvicrës.
Me këtë fitore, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit botëror dhe siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Anglinë.
REZULTATI:
Argjentina 3-1 Zvicra
Mac Allister 10’, Alvarez 112’, Lautaro 120+1’ / Ndoye 67’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

Nga Mero Baze BIRN, një OJF e sponsorizuar për gazetari...

Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti, kemi një person në burg për atë punë

Foto/Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi SHKODËR ,12 korrik 2026/Albania Express...